1 maj 2015 – Dita e festës së 1 Majit po regjistron disa viktima të aksidenteve. Një autobus u përplas me një veturë në aksin Sarandë-Syri i Kaltër. Një person dyshohet se ka vdekur, ndonëse nuk bëhet e ditur nëse ka dhe të lënduar të tjerë. Veç ngjarjes së rëndë me humbjen e një jete, është shkaktuar dhe trafik i jashtëzakonshëm në aksin që lidh Sarandën me pjesën tjetër të jugut. Qytetarët kanë gati 2 orë të bllokuar, duke mos pasur mundësi të asnjë lëvizjeje në një rrugë me vetëm dy korsi të ngushta.

Më herët një e moshuar humbi jetën në aksident, në rrugën drejt Konispolit.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”