11 nëntor 2015 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të së mërkurës në rrethin e Shkodrës, ku ka gjetur vdekjen një person.
Viktima është një shtetas rreth 55 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
Sipas policisë, 55-vjeçari po udhëtonte me një motoçikletë pranë fshatit Hot i Ri, kur është përplasur me një makinë, e si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/portali DurresLajm/