Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në kryeqytet.

Një makinë është përplasur me një motor në Rrugën e Durrësit.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke bërë që të dyja mjetet të përfundonin në trotuar.

Siç mund të shihet edhe në këto foto të publikuara nga "tvklan.al", automjeti "Benz" është përmbysur dhe ka përfunduar në hyrje të një dyqani dhe lokali që gjendeshin aty pranë. Fotot tregojnë edhe një prej tabelave në rrugë të përkulur nga goditja.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, që pritet të zbardhin rrethanat e këtij aksidenti.