Tiranë, 12 prill 2014 – Një aksident tragjik u ka marrë jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm katër të rinjve në Tiranë. Aksidenti fatal është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor të Kamzës.
Të rinjtë, përkatësisht Alfred Beluli, 25 vjeç (drejtues i mjetit), Klevis Muça, 14 vjeç, Juxhina Muça 18 vjeç dhe Fatjon Ndrizaj 22 vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi automjeti me të cilin udhëtonin tip BMV me targë AA533IU ka dalë nga rruga. Mësohet se Klevis dhe Juxhina Muça ishin motër e vëlla.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet që drejtuesi i mjetit por edhe të rinjtë e tjerë kanë qenë nën efektin e alkoolit, çka ka shkaktuar dhe humbjen e kontrollit të shoferit. Makina ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa trupat e pa jetë të të rinjve janë nxjerrë me vështirësi nga automjeti ku është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.
Fillimisht personat e përfshirë në aksident mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por plagët e shumta të marra në aksident kanë rezultuar fatale për ta.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





