Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Tiranë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.