Aksident te kryqëzimi i urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku dy mjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën.

Një prej mjeteve ka përfunduar në Lanë, ndërsa tjetri nga ana e dyqaneve në Unazë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00, pas mesnatës. Banorët e zonës tregonin që ishin zgjuar nga gjumi të shqetësuar me përshtypjet se përplasja iu ishte dukur si bombë.