Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Torino të Italisë, kur një autobus turistik ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.

Mediat italiane raportojnë se shoferi i autobusit ka ndërruar jetë pas aksidentit, ndërsa tre kalimtarë kanë mbetur të plagosur. Shoferi u gjet fillimisht me shenja jete, por ndërroi jetë në spital.

Mendohet se nuk kishte pasagjerë të tjerë në autobus, pasi nuk janë gjetur trupa të tjerë brenda mjetit. Të tre këmbësorët e plagosur ndodhen aktualisht në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.