Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tunelin e Kalimashit.

Për pasojë dyshohet se ka humbur jetën një person e janë plagosur 4 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në brendësi të tunelit, në drejtimin për në Tiranë.

Policia, urgjenca dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ndërsa rrethanat nuk dihen ende.