Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku një autobus që po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë, raportojnë mediet turke.
Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.
Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.






