Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier mëngjesin e sotëm me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve.
Rreth orës 07:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të vendit të njohur si “Kripa”, një automjet tip furgon me targë AA 050 EK, me drejtues shtetasin M.H., 22 vjeç, banues në Fier, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, janë dëmtuar 7 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka humbur jetën në vend, por identifikimi i tyre nuk është bërë ende.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për gjeneralitetet e personave.





