Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një automjet tip ML me ngjyrë të zezë nuk i është bindur urdhërit të bluve për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka përplasur 2 makina të tjera (një prej të cilave mjet i Policisë së Burgjeve).
Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.
Nga përplasja e dy automjeteve nga ana e fuoristradës që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.Ll, është dëmtuar një puninjëse e I.E.V.P Vlorë, e cila është jashtë rrezikut për jetëb. Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz është larguar sërisht nga vendngjarja dhe ka vazhduar në drejtim të Zvernecit, ku i janë venë në ndjekje shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorise së Policisë Vlorë.
Pas afro 30 minuta ndjekje, ky person ka aksidentuar motomjetin e strukturës policore “Shigjetat” si dhe automjetin e “Shqiponjave” duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre. Pasi është kapur, nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi në gjëndje të dehur në masën 1.25 mg/l, testi i parë dhe 1.29 mg/l testi i dytë.