Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë pranë një qendre tregtare në zonën e Farkës, në Tiranë.
Një mjet tip “Mercedez Benz”, u përfshi nga flakët ndërkohë që brenda tij kanë mbetur të bllokuar dy persona, një mashkull dhe një vajzë e re.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy personave nga mjeti, ndërkohë mësohet se personi i gjinisë femër është transportuar drejt spitalit të Traumës.
Nuk ka ende detaje për identitetin e personave të përfshirë në aksident, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin të rinjtë.





