Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e mbrëmjes së ditës së sotme në periferi të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vaqarrit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Pasi ka përplasur këmbësorin, makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Në gjendje të rëndë mësohet se është shoferi i automjetit. Ai është transportuar menjëherë me ambulancë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. I lënduar ka mbetur dhe një person tjetër që ishte pasagjer në makinë.

Policia që ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit tragjik.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Me datë 07.01.2018, rreth orës 20:55, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek vendi i quajtur “Kthesa e Arbanës”, ka një aksident.

Menjëhere në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në vendin e quajtur “Kthesa e Arbanës”, mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues shtetasin Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer shtetasin A.H., ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar një këmbësor A.M., 52 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori A.M.

Ndërkohë të dëmtuar janë dhe shtetasit G.D., dhe A.H., të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.