Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin “Ura e Pesjakes” në Maqellarë të Dibrës, ku ka mbetur i vdekur një person dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Rreth orës 17:18, në vendin e quajtur ”Ura e Pesjakës”, Maqellarë, ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP, me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë,  ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit është bërë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.