Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesat e Murrashit”.
Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.
Siç duket edhe nga video që po publikojmë më poshtë, në këtë ask është krijuar një varg i gjatë automjetesh, ndërkohë që efektivët e policisë po mundohen të normalizojnë trafikun.
Grupi hetimor pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit të shumëfishtë





