Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.

Mësohet se dy automjete janë përfshirë në aksidentin në fjalë.

Njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës, ndërsa tjetra, në një dyqan aty pranë.

Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve me iniciale I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, si dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.