Pas mesnate, një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku kanë mbetur të plagosura katër vajza.

Makina e tyre Benz, është përplsur me një bordurë dhe me tabelat e sinjalistikës,  e për pasojë të katërta janë dëmtuar.

Sipas informacioneve, njëra prej tyre ka pësuar çarje në kafkë, tjetra ka thyer duart e këmbën, një tjetër dëmtime në mushkëri.

Drejtuesja e mjetit po ashtu, ka pasur dëmtime dhe është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

Shkak i aksidentit që fatmirësisht nuk pati viktima, ka qenë shpejtësia e madhe.