Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Kalimash. Sipas informacioneve paraprake, është përmbysur një trajler i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi S.Lugja 37 vjeç.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.