Një aksident i rëndë ka ndodhur në Thumanë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe nuk dihet ende sa është numri i personave të lënduar.

Dy makina kanë përfunduar matanë rrugës, ndërsa tjetra ka mbetur në rrugë e shpartalluar.

Qytetari ka raportuar për JOQ.al: "Përshëndetje JOQ! Aksident i frikshëm në Thumanë. Sapo kalova dhe se dallova mirë sa ishin apo kush ishte i lënduar, por 2 makina ishin poshtë rrugës dhe një sipër rrugës."