Një aksident është regjistruar në Memaliaj pasditen e sotme ku janë përfshirë 2 mjete. Bëhet me dije se një mjet Benz dhe tjetri BMW janë përplasur me njëri-tjetrin në hyrje të Memaliajt, rreth 100 metër larg stacionit të zjarrfikëses.

Po ashtu bëhet me dije se 2 persona mbetën të bllokuar në mjetet e tyre teksa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre. Paraprakisht mësohet se të lënduarit janë duke u transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës.