Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Ersekë-Leskovik.
Sipas informacioneve janë përplasur dy mjete ndërsa kanë rënë në kanal për shkak të goditjes së fortë.
Nga ky aksident janë plagosur 3 persona.
Ka qenë zjarrfikësja që ka nxjerrë të lënduarit nga mjetet dhe janë dërguar më pas në spitalin e Ersekës.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.