Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:10, në aksin rrugorë Fier-Levan.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, një tip “Toyota” dhe një “Volkswagen”.
Sipas njoftimit të policisë “janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.”
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë makinat që vijnë nga Fieri për në Vlorë janë devijuar në një tjetër aks.





