Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Milot-Rrëshen, mbrëmjen e së enjtes.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skuraj”, kur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.SH.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të rënda duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.