Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Bëhet me dije se 4 persona janë dërguar në spital në gjendje kritike, e mes tyre dhe një fëmijë.

Të plagosurit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Lezhës, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia për ngjarjen.