Në Fushë-Bulqizë, një automjet me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se është përplasur nga një automjet dhe më pas ka humbur jetën shtetasi K.K, rreth 40 vjeç.
Drejtuesi i automjetit, që shkaktoi aksidentin, shtetasi T.S. u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u cili u kap nga policia disa minuta më pas dhe është shoqëruar në Komisaristin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





