Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i i rëndë te zona e Freskut në Tiranë.
Sipas policisë, rreth orës 15:25, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh tek zona e Freskut.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin E.D. është përplasur me mjetin tip "Fiat" me drejtues shtetasin K.L, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Fiat", shtetasi K.L., dhe pasagjeret po në këtë mjet, shtetaset B.Ç., dhe H.B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes së mjeteve.





