Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier.
Nga burimet paraprake mësohet se 2 të rinj janë aksidentuar pranë vendit të quajtur “Kripa” dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë.
Aktualisht policia dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje teksa priten të zbardhen edhe rrethanat e aksidentit.





