Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik.

Bëhet me dije se një taksi ka përplasur një motomjet dhe si pasojë drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur. 

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.