Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier.

Automjeti tip “Range rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.