Aksident i frikshëm në Lezhë.

Një automjet foristradë “Toyota” ka hyrë në një dyqan në rrugën e Shtrausit në afërsi të urës së Cenit.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti, apo vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve makina drejtohej nga një vajzë, e cila ka humbur kontrollin e timonit duke përfunduar në dyqan.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.