Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Itali. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën e Mezzana Bigli në provincën e Pavias, kur dy automjete të tipit Suv Hyundai e Skoda u përplasën me njëra tjetrën.
Sipas hetimeve të para përplasja e makinave ka qenë aq e fuqishme saqë automjeti tip berlina Skoda me të cilën udhëtonte 57- vjeçari shqiptar N.B, është rrotulluar disa herë duke përfunduar jashtë rruge në një kanal të thellë me ujë.
Uji ka depërtuar brenda makinës e po hetohet nëse vdekja e shqiptarit është shkaktuar nga mbytja në ujë apo nga përplasja e dhunshme me makinën tjetër.
Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër, një shtetas italian i moshës 33 vjec, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.





