Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Qafë-Thanë.

Një trajler është përmbysur në mes të rrugës, duke krijuar edhe trafik në qarkullimin e mjeteve.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.