Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ku një trailer ka përplasur një makinë.


Nga informacionet paraprake raportohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën personi që ndodhej në makinë.
Viktima është identifikuar si Ilir Duni i cili është punonjës policie.
Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.





