Një 38-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në Thumanë të Krujës.
Sipas informacioneve nga Policia e Durrësit, viktima me iniciale Z.T. drejtonte një furgon mallrash që u përplas me një makinë BMW me drejtues 41-vjeçarin me iniciale V.M. nga Maqedonia. Ndërkohë, është plagosur pasagjeri që ndodhej në furgon, 34-vjeçari me iniciale E.D.
Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët që ndodheshin në makinën BMW; dy fëmijët e drejtuesit të mjetit V.M. 12 vjeç, B.M 9 vjeç dhe mamaja e tij 63-vjeçarja F.M.
Policia e Durrësit bën me dije se të gjithë të plagosurit ndodhen në spitalin ushtarak të Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





