Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në aksin rrugor Belsh – Peqin në fshatin Pekisht.

Shtetasi D.M., 52 vjeç banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A.K., 31 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti “Ford”, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.

Drejtuesi i mjetit kamion është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.