Policia e Lezhës ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në Shëngjin, ku ka mbetur viktimë një 19-vjeçar.
Ai ka qenë duke drejtuar makinën, kur ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë u plagos drejtuesi dhe pasagjeri.
Ndërkohë, pak çaste më vonë mësohet se drejtuesi i mjetit Armando Pacani, 19 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri ndodhet në spital.
“Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ”Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.





