Një ngjarje e pazakontë u regjistrua mëngjesin e së dielës në një autostradë në Virginia të SHBA-së, ku 35 persona mbetën të plagosur, në një aksident rrugor, ku u përfshinë 65 makina.
Nuk ka raportime për viktima, ndërsa dy prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje më kritike. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende. Por policia amerikane dyshon që shkak të ketë qenë mjegulla dhe akulli në rrugë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë grumbullin e makinave të përplasura me njëra-tjetrën. Sipas mediave amerikane, u deshën disa orë për të larguar automjetet e aksidentura dhe që qarkullimi të riniste.
Një shofer kamioni tha për “Associated Press” se kishte parë mjegull të dendur dhe filloi të ngadalësonte duke ndezur edhe dritat paralajmëruese.





