Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar këtë të enjte në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në total janë përfshirë tetë automjete, ndërsa fatmirësisht deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ambulanca, ndërkohë që përplasjet kanë shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks të frekuentuar.

Rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende të paqarta dhe pritet një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e aksidenteve.