Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në unazën “Skënderbeu” në Fier.

Në aksident janë përfshirë katër automjete. 2 makina u përplasën fillimisht me njëra-tjetrën e më pas përplasën 2 makina të tjera, që ndodheshin të parkuara.

Nga ngjarja raportohet për dëme materiale, ndërsa shoferët morëm lëndime të lehta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit.