Një akisdent i shumëfishtë ka ndodhur pak minuta më parë te mbikalimi i Fllakës, në autostradë me drejtim Tiranë-Durrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër autovetura dhe një autobus me pasagjerë nga Kosova, të cilët kishin destinacion plazhin e Durrësit.

Paraprakisht bëhet me dije se nuk ka persona të dëmtuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.