Së paku 20 kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pas përplasjes së një minibusi dhe një kamioni të ngarkuar me qymyr në një zonë të Pakistanit.
Zyrtari policor, Rahmatullah Solangi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mjegullës në rrugë.
Sipas raportimeve, numri i personave të vdekur në aksident mund të rritet, pasi disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike.
Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Pakistan, për shkak të rrugëve dhe automjeteve të amortizuara.
Sipas statistikave të qeverisë, çdo vit rreth 5000 persona vdesin në trafik./REL