Tre pasagjerë, të cilët ndodheshin brenda një makine, e cila u përfshi në një aksident të tmerrshëm automobilistik, kanë shpëtuar për mrekulli në momentin e përplasjes.
Në videon e xhiruar nga një automjet që ndodhej pas makinës të përfshirë në aksident duket momenti, kur mjeti me të cilin ata udhëtonin përplaset me një kamion dhe personat që ndodheshin në të fluturojnë jashtë saj dhe bien përtokë.
Ngjarja ndodhi pranë qytetit të Volosovo, në veriperëndim të rajonit të Leningrad Oblast, Rusi, në datë 6 gusht
Fatkeqësisht, drejtuesi i mjetit, një 20–vjeçar, nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën rrugës për në spital.





