6 shtator 2015 – Një makinë Rally doli nga rruga dhe u përplas me spektatorët nga shpejtësia e madhe, duke lënë të paktën 6 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur.
2 gra shtatzëna dhe një djalë 8 vjeç janë konfirmuar mes të vdekurve, dhe 6 të tjerë që janë në gjendje kritike për jetën në spital.
Viktimat u goditën nga makina pasi shoferi humbi kontrollin në garën e qytetit të La Coruna-n në Spanjë.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes (me orë lokale) të së shtunës, ndërsa dhjetra të tjerë shikonin të shokuar nga ana tjetër e rrugës.
Dëshmitarët thonë se panë makinën të dilte jashtë rruge dhe të fluturonte mbi njerëzit.
/portali DurresLajm/