Nuk mundi të ruante kontrollin e Porsche-s së tij, që po udhëtonte me shpejtësi maksimale dhe për pasojë u përplas me një stacion shërbimi, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe 4 viktima.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në autostradën Athinë-Lamia.

Në bordin e makinës luksoze ishte Iorgos Vakakis, djali i miliarderit grek Apostolos Vakakis, pronar i rrjetit të supermarketeve Jumbo.

Djali i ri ishte së bashku me një shok në makinë, kur u përplas me rreth 200 km në orë me stacionin e shërbimit. Veç djalit të miliarderit dhe shokut të tij, gjeti vdekjen edhe një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur, që ndodhej në një makinë të parkuar aty pranë.

Vakakis kishte shkuar të vizitonte familjen e tij në Greqi, pasi ai studionte në Amerikë. Ai ishte konsideruar pasardhësi i perandorisë së të atit, që përfshinë 80 markete në të gjithë botën, 52 prej të cilëve në Greqi.