Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër.
Një automjet i tonazhit të rëndë ka goditur nga pas një mjet tip ‘Jaguar’ dhe më pas ky i fundit ka humbur kontrollin duke u përplasur në një furgon mallrash.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur pasagjeri që ndodhej tek mjeti tip ‘Jaguar’ i cili është dërguar për ndihmë mjekësore pranë spitalit të Lezhës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak dyshohet mos respektimi i distancës.
Ndërkohë policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për nxjerrjen e shkaqeve te aksidentit.