Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përfshirë dy makina dhe një trajler.

Nga informacionet paraprake, raportohet se dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer kanë mbetur të lënduar. Mësohet se të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lezhës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi i ekspertizës është nisur drejt vendngjarjes për hetimet e mëtejshme. Nga vendngjarja raportohet se njëri prej mjeteve është shkatërruar thuajse plotësisht. Për shkak të këtij aksidenti, njëra anë e autostradës është bllokuar plotësisht.