Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Krahës.

Tre automjete janë përfshirë në aksidentin që është shënuar 10 minuta më parë në afërsi të fshatit Qesarat.

Dyshohet se një grua ka ndërruar jetë ndërkohë që tre persona të tjerë janë lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur shkakun e aksidentit.