Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm. 

Nga përplasja mes tre automjeteve, makina luksoze tip “Audi” ka përfunduar mbi trafikndarësen e betonit në autostradë në zonën e Kasharit.

Në aksident është përfshirë edhe një “Range Rover” dhe një “Benz”.

Shkak për aksidentin e trefishtë dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.