Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues shtetasin B. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin O. S.

Ndërkohë, ka mbetur e plagosur pasagjerja me iniciale H.P, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi R. P., por është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në aksin rrugor Durrës- Tiranë, një automjet me drejtues shtetasin B. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin O. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja shtetasja H. P., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi R. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.