Një aksident i trefishtë është regjistruar pak minuta më parë në Rubjekë, Maminas.
Siç shihet dhe në videon e sjellë në redaksinë e “DurrësLajm“, në aksident janë përfshirë 3 automjete, të tipit “Audi a6″, Range Rover” dhe një “Ford Fiesta”.
Nuk dihet nëse nga aksidenti ka të lënduar apo vetëm dëme materiale.
Policia ende nuk ka dhënë informacione mbi ngjarjen për të kuptuar edhe shkakun.





